Fenerbahçe në këto momente në stadiumin “Shukri Saraçollu” po zhvillon një miqësore kundër holandezëve të Fejenordit. Trajneri Filip Koku ka vendosur që në këtë ndeshje nga minuta e parë në lojë të inkuadrojë edhe futbollistin shkupjan, Elif Elmas, i cili e ka shfrytëzuar në maksimum rastin e dhënë, pasi vetëm pas 7 minutave lojë arriti që të shënojë një super gol me një goditje nga distanca.
Këtij goli të talentit 18-vjeçar i duartrokiti edhe vetë strategu holandez, Filip Koku, i cili ka besim shumë të madh te Elmas, tek i cili do të llogarisë edhe për ndeshjet e sezonit të ri në Superligën turke.
Goli i Elmaz në minutën e 7-të vetëm se paralajmëroi edhe dy gola të tjerë të Fenerbahçes, që erdhën me autorë Xhuliano (14’) dhe Valbuena (18’).
Aktualisht në “Shukru Saraçollu” po zhvillohet minuta e 35-të.
😃😃😃👌#Fenerbahçe 3-0 #feyenoord 18’Kısa paslaşmaların ardından sağ kanatta topla buluşan Isla'nın ceza sahasına ortasında Valbuena'nın kafa vuruşuyla 3-0 öne geçiyoruz. #FBSK
Публикувахте от Fenerbahçe Münih Fans в Събота, 21 юли 2018 г.