Shkëndija gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht prezantoi mbrojtësin e krahut të majtë, Gledi Mici. 27-vjeçari tiranas te skuadra tetovare vjen nga rradhët e Skënderbeut, pjesë e së cilës ishte në dy vitet e fundit.
Ai vjen si një përforcim në repartin e mbrojtjes, i cili dështoi në ndeshjen e fundit kundër Nju Seints në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë mbrojtja e Shkëndijës do të jetë e njëjta edhe për ndeshjet e raundit të dytë kundër moldavëve të Sherif Tiraspol, pasi Mici nuk do të ketë të drejtë loje për shkak dokumentacionit jo të plotë.
Megjithatë Mici do të jetë në disponim të trajnerit Qatip Osmani në raundin e tretë eliminatorë, qoftë në Ligën e Kampionëve, apo Liga Europa.