Vedat Muriqi ka shkëlqyer në takimin e sotshëm miqësor, që skuadra e tij Rizespor e zhvilloi ndaj skuadrës kroate të Istra, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja u zhvillua në Slloveni në “Kranj Stadium”, ndërsa falë “tripletës” së sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Rizespor shënoi fitore me rezultatin 3:0.
Muriqi golin e parë e realizoi vetëm pas 5 minutave lojë, për të dyfishuar të njëjtin në minutën e 18-të, teksa në minutën e 26-të shënoi edhe golin e tretë personal, me të cilin u mbyll edhe kjo ndeshje, edhe pse deri në fund të saj kishte edhe plotë 65 minuta lojë.