Portieri brazilian, Alison Beker edhe zyrtarisht është pjesë e Liverpullit, njofton faqja e skuadrës angleze. Alison i kaloi me sukses testet mjekësore në “Enfilld”, pas të cilave nënshkroi një kontratë afatgjate.
“Jam i lumtur, ëndërra për të luajtur për një klub kaq të madh mu realizua. Të jeni të sigurtë se në çdo ndeshje do të jap më të mirën nga vetja” – tha Alison në fjalimin e tij si lojtar i Liverpullit.
🇧🇷 x 🔴https://t.co/t4msWAm2sU pic.twitter.com/jTq9gqOFI4
— Liverpool FC (@LFC) July 19, 2018
Transferimi i tij te Liverpulli ishte vetëm çështje orësh. Që gjatë nisjes së tij për në Angli, ai falënderoi tifozët e Romës për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë sezonit të fundit.
Shuma e transferimit të tij nga skuadra italiane e Romës, është afër 75 milion euro, që e bënë njëherit portierin më të shtrenjtë në Botë.
Ai me Liverpullin ka nënshkruar kontratë 6-vjeçare, edhe pse ky informacion nuk është zyrtarë. Debutimin e tij me fanellën e Liverpullit, Alison pritet ta ketë me 11 gusht në miqësoren ndaj Uest Hamit.