Totenhami vazhdon kontratën me koreanin Son

Totenhami ka vazhduar kontratën me yllin aziatik, Hjung Min Son deri në vitin 2023. Anëtari i Kombëtares së Koresë së Jugut ka merituar një gjë të tillë, pasi sezonin e kaluar në 53 ndeshje me Totenhamin në të gjitha kompeticionet regjistroi 18 gola dhe 11 asistime.

Son te Totenhami erdhi vitin 2015-të nga rradhët e Bajer Leverkusenit. Ai tashmë është shndërruar një futbollistin më të suksesshëm aziatik në Premierligën angleze.

Në Botërorin e fundit në Rusi ai arriti që të realizojë dy gola me Korenë e Jugut, mirëpo duke mos mundur ta ndihmojë dot skuadrën e tij për të kaluar fazën e grupeve.

Deri më tani Son ishte në pushime, mirëpo do i bashkohet skuadrës së tij për turneun e rradhës në SHBA. Atje “spërsat” do të luajnë kundër Romës, Barcelonës dhe Milanit. Pas kësaj ai do të jetë në disponim të trajnerit Poçetino për ndeshjen e parë të Totenhamit në Premierligë kundër Njukasëll Junajtedit, që më pas të udhëtojë për në vendlindje për t’iu bashkuar Koresë së Jugut për ndeshjet Aziatike.

 

Leave a Reply