Muzafer Ejupit dhe Eros Grezdës, te Osijeku iu është bashkuar edhe një tjetër futbollistë shqiptarë. Fjala është për kosovarin, Mirlidn Daku, i cili te skuadra kroate transferohet nga rradhët e Llapit.
Daku është vetëm 20-vjeçar, mirëpo paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me fanellën e skuadrës kosovare, kanë bërë që drejtuesit e Osijekut të veprojnë shpejtë dhë të bëjnë për vete këtë super talent.
Daku me Osijekun ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, teksa shumë shpejtë pritet të futet nën urdhërat e trajnerit Zoran Zekiç.
Daku skuadrës së Llapit iu bashkua janarin e vitit 2017-të, ndërsa brenda kësaj periudhe ai arriti që të shënojë 17 gola, duke u paraqitur në një nivel të lartë.
Osijeku mbrëmë arriti që të shënojë fitore 2:1 ndaj skuadrës së Petrocub nga Moldavia, duke eliminuar këtë skuadër me rezultatin e përgjithshëm 3:2 dhe duke caktuar një përballje me gjigandët skocez të Gllazgou Renxhersit, që në raundin e parë eliminuan FC Shkupin.