E premtja tek Totenhami solli edhe një lajm të mirë për tifozët e këtij klubi. Pas koreano jugorit Son Hjun Min, kontratë të re me “spërsat” ka nënshkruar edhe argjentinasi, Erik Lamela.
Sipas kontratës së re, Lamela në “Vajt Hart Lejn” do të mbetet deri në vitin 2022. Lamela është një ndër futbollistët e paktë të Totenhamit nga formacioni i parë që këtë verë nuk ishte i angazhuar me ekipet kombëtare, me ç’rast përgatitjet për sezonin e ri i kishte nisur që nga dita e parë. Ai u dallua me “hat-trik” brenda një pjese në ndeshjen kontrolluese ndaj Sautend Junajted.
🗣 @ErikLamela has a message for you…#COYS pic.twitter.com/yXVmFgMCo6
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 20, 2018
Është ky viti i pestë që Lamela është pjesë e Totenhamit, ndërsa brenda kësaj periudhe ka zhvilluar 110 ndeshje.
Që para fillimit të Botërorit në Rusi, kontrata të reja kishin arritur Hari Kejn dhe Poçetino, ndërsa nga tabori i skuadrës londineze shpresojnë që një gjë të tillë të bëjnë edhe me Dele Ali, Kristian Eriksen, Jan Vertongen, Erik Dajer dhe Kiron Tripier.