Bashkim Livoreka do të jetë ndihmës seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë. Kështu vendosi Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë sot në emërimin e seleksionuesve të ri të përfaqësueseve U21 dhe U19.
Livoreka do të ushtrojë detyrën e zëvendësit të Dobrinko Ilievskit që u emërua sot në krye të Shpresave të Maqedonisë. Ilevski dhe Livoereka do ta vazhdojnë rrugëtimin e lënë në gjysmë nga Blagoja Milevski, i cili u largua në qershor nga përfaqësuesja U21 për ta vazhduar karrierën e tij në Izrael.
Livoreka është ndihmës trajner te Shkëndija e Tetovës, ku ka luajtur edhe si futbollist, ndërsa si trajner paraprakisht ka punuar edhe me kategoritë e reja të skuadrave tetovare, Shkëndijën dhe Renovën (te Xhepçishtasit ishte edhe ndihmës trajner në ekipin e parë).