Atalanta beson te Etrit Berisha. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka pasur një tjetër sezon të mrekullueshëm në “Serie A” me Atalantan që me pritjet e tij ka ndihmuar ekipin të kualifikohet në Liga Europa për të dytin vit rresht.
Pikërisht paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Atalantas kanë zgjuar interesimin edhe të francezëve të Lilës, që ka bërë një ofertë zyrtare për blerjen e kartonit të tij.
Mirëpo sipas mediave në Itali, Atalanta e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë dhe çmimi i vetëm për të cilin ata do të futen në negociata për shitjen e 29-vjeçarit, do të jetë 7 milionë euro.
Përveç Atalantas, Berisha në “Serie A” ka luajtur edhe me skuadrën e Lacios, portën e së cilës skuadër aktualisht e mbron portieri tjetër i Kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha.