Illço Gjorgjioski prej sot edhe zyrtarisht nuk është kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Një gjë të tillë numri një i Federatës së Futbollit vendor kumtoi para anëtarëve të Këshillit Ddrejtues të FFM-së në mbledhjen e sotme të zhvilluar në ambientet e këtij institucioni.
Gjorgjioski karrierën e tij do ta vazhdojë në strukturat e UEFA-s, duke qenë pjesë e kabinetit të kryetarit të Federatës Europiane të futbollit, Aleksandar Çeferin.
Gjorgjioski përmes një kumtesë zyrtare iu drejtua opinionit, ku e elaboroi vendimin e tij, duke potencuar njëkohësisht edhe të gjitha aktivitetet gjatë mandatit të tij 6-vjeçare me Federatën e futbollit në vend.