Theret për vdekje fituesi i medaljes olimpike

Patinatori nga Kazakistani, 25-vjeçari Denis Ten, është therur për vdekje nga dy burra të cilët kishin provuar t’ia vidhnin pasqyrat e veturës në qytetin më të madh të këtij vendi, Almaty.

Ai ishte dërguar në spital ku edhe ishte ndarë nga jeta të enjten, transmeton Klan Kosova.

“Fatkeqësisht, ai nuk është më në mesin tonë”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

Ten e kishte fituar medaljen e bronztë në lojërat olimpike dimërore në Soçi në vitin  2014-tw, por kishte përfunduar në podium edhe në kampionatet botërore 2013 dhe 2015 kur e kishte fituar medaljen e argjendtë, respektivisht të bronztën.

Leave a Reply