Partizani mundet sërish nga Maribori dhe përfundon aventurën europiane

Partizani është përshëndetur me garat europiane që në xhiron e parë të Liga Europa, pasi u eliminua nga skuadra e njohur sllovene e Mariborit, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatës minimale 0:1 në Tiranë, sonte të besuarit e trajnerit Skender Gega pësuan një disfatë tjetër, kësaj rradhe 0:2 në stadiumin “Ljudski vrt” në Maribor, me një gol të pranuar në minutën e 93-të.

Ndryshe golin e parë për skuadrën sllovene e realizoi Dervisheviç në minutën e 31-të, ndërsa goli i dytë i shënuar në minutën e tretë shtesë të takimit e realizoi Tavares.

Partizani bëri një paraqitje të mirë në këtë transfertë, ku në dy raste qëlloi traverzën, fillimisht me anë të Atandas në minutën e 17-të dhe më pas edhe me anë të Besart Abdurrahimit në minutën e 71-të.

Ish futbollisti i Shkëndijës ekzekutoi mjaft mirë një goditje dënimi, mirëpo vetëm traverza ishte ajo që shpëtoi portierin Handanoviç dhe Mariborin.

Leave a Reply