Kampioni i Moldavisë, FC Sherif do të jetë kundërshtari i Shkëndijës në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.
Skuadra moldave mbrëmë në ndeshjen e kthimit mundi gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi me rezultatin 3:0, duke përmbysur disfatën 1:2 nga ndeshja e parë.
Rikujtojmë FC Sherif vitin e kaluar e kishte eliminuar Kukësin nga gara e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, që më pas të futej në grupet e Liga Europa.
Moldavët ishin pjesë e grupit “F”, ndërsa vetëm pak mungonte që të kalojnë grupin. Ata u ndalën në pozitën e tretë me 9 pikë, po aq sa kishte edhe FC Kopenhageni në pozitën e dytë, teksa vendi i parë i takoi Lokomotivës së Moskës.
Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë si vendas në arenën “Filipi i Dytë” me 24 korrik me fillim në ora 20:15.