Përveç Higuain, që mund të kaloj te Çelzi, edhe një tjetër emër nga rradhët e Juventusit mund ti bashkohet skuadrës londineze nga “Stemford Brixh”. Fjala është për mesfushorin, Miralem Pjaniç, i cili është bërë një çështje në klubin torinez dhe e ardhmja e tij duket drejt Anglisë.
Ka dyshime të forta për qëndrimin e boshnjakut, i cili dje ka darkuar me agjentin me origjinë shqiptare Fali Ramadani, i cili ka lidhje të forta me Çelzin, pasi është edhe prokuratori i Sarrit.
Është “Gazzetta dello Sport” ajo që shkruan se menaxheri tetovar, Fali Ramadani mund ta dërgojë edhe Pjaniçin te Çelzi, pavarësisht se Sarri tashmë ka marrë me vete në Londër ish “napolitanin”, Zhorzhinjo.