Laçit i mjafton një gol për të kaluar qipirotët e Anorthosis (VIDEO)

Laçi ka kaluar në raundin e dytë të garave në Liga Europa, pasi sot arriti që të eliminojë Anorthosisin qipriot, njofton “infOSport.mk”. Laçianëve u ka mjaftuar vetëm një gol për të eliminuar skuadrën qipriote e cila në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore me rezultatin 2:1.

Ishte Myrto Uzuni, ai i cili shënoi golin e vetëm dhe shumë të vlefshëm për Laçin, edhe atë vetëm dy minuta para fundit të takimit, kur me kokë nga brendia e zonës arriti që të mposht portierin mysafir, Felgueiras.

Laçi në këtë mënyrë gjeti kualifikimin në saje të fitores minimale dhe pa pësuar gol si vendas, ndërsa në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa i pret përballja me norvegjezët e Molde, të cilët eliminuan ekipin e Glenavon nga Irlanda e Veriut.

Leave a Reply