Kampioni i botës në Formula 1, Luis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën e Mercedes. Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane, duke zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2020.
Hamilton u jep fund kështu zërave që lidhnin të ardhmen e tij me rivalin më të fortë të Mercedesit, italianët e Ferrarit.
Piloti britanik ka fituar 4 herë titullin kampion bote në Formula 1, dhe këtë sezon është një nga pretendentët kryesorë së bashku me Sebastian Fetel, për ta çuar në 5 numrin e titujve.