Shkëndija – Kukësi mund të luajnë në turin e tretë eliminatorë të LK!

Shkëndija javën e ardhshme do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve ndaj Sherif Tiraspol, por më parë, tetovarët më datë 23 korrik do të mësojnë emrin e kundërshtarit të mundshëm në kuadër të turit të tretë, kuptohet nëse gjithnjë kalojnë moldavët, apo ata që do të kenë përballë nëse eliminohen nga kompeticioni më i rëndësishëm europian dhe kalojnë në Ligën Europa.

Shkëndija bënë pjesë tek skuadra jo bartëse, ndërsa në anën tjetër skuadra tjetër shqiptare e Kukësit nga Shqipëria, te ato bartëse. Kjo nënkupton se në turin e tretë eliminatorë mund të shohim një përballje mes skuadrave shqiptare, mirëpo gjithnjë nëse Shkëndija eliminon moldavët e Sherif Tiraspol, apo edhe Kukësi azerët e Karabagut.

Ndërkohë si kundërshtarë më të fuqishëm të Shkëndijës, mund të jenë edhe Salzburgu, skuadra e fundit  gjysmëfinaliste në kuadër të Liga Eeuropa, si dhe skuadrat fituese nga përballjet Ludogorets (Bulgari) -Videoton (Hungari), Selltik (Skoci) – Rozenbrog (Norvegji), Legia Varshavë (Poloni) –  Spartak Trnava (Sllovaki), dhe Astana (Kazakistan) – Mitjiland (Danimarkë).

Ndryshe përveç Shkëndijës në listën e skuadrave jo bartëse janë edhe AEK-u i Athinës, si dhe fituesit nga përballjet Crvena Zvezda (Serbi) – Suduva (Lituani), Dinamo Zagreb (Kroaci) – Hapoel Ber Sheva (Izrael), Bate Borisov (Bjellorusi) – HJK Helsinki (Finlandë) dhe Kluzh (Rumani) – Malmo (Suedi).

Ndarja në short

Vazoja e parë – skuadrat bartëse Vazoja e dytë – skuadrat jo bartëse
SALZBURGU AEK ATHINA
Ludogoretsi (Bul) -Videotoni (Hun) Crvena Z. (Ser) – Suduva (Lit)
Selltiku (Sko) – Rozenbrogu (Nor) Dinamo Z. (Kro) – Hapoel B.Sh. (Izr)
Legia V. (Pol) –  Spartak T. (Slo) Bate B.(Bje) – HJK Helsinki (Fin)
Astana (Kaz) – Mitjilandi (Dan) Shkëndija (Maq) – Sherif T. (Mol)
Kukësi (Shqi) – Kkarabagu (Aze) Kluzh (Rum) – Malmo (Sue)

Leave a Reply