Ylli i ri i Juventusit, Kristiano Ronaldo do të marrë një pushim më të gjatë para fillimit të sezonit në ri në “Serie A”. Portugezi nuk do të udhëtojë me bashkëlojtarët e tij në turneun parasezonal në SHBA, duke munguar në këtë mënyrë edhe në ndeshjet e “International Champions Cup”.
Kristiano me stërvitje do të fillojë ka fundi i muajit korrik, ose fillimin e gushtit, mirëpo do të stëritet në Itali. E njëjta vazhdon edhe për Mario Manxhukiç, Marko Pjaca dhe Blas Matuidi, të cilët luajtë në finalen e Botërorit “Rusi 2018”.
Me shumë gjasa Ronaldo ndeshjen e tij të parë me fanellën e Juves do ta regjistrojë në kontrolluesen tradicionale ndaj formacionit të të rinjëve të Juves.