Muharem Bajrami mund të ndryshojë destinacion për sezonin e ri 2018/19. Paraqitjet Bajramit me fanellën e Shkupit në kampionatin vendor, por edhe në eliminatoret e Liga Evropës ku u përballën me gjigandët e Skocisë Glasgou Renxhersin, kanë marë pëlqim nga dy kampionatet e rajonit.
Ashtu siç mësohet nga “InfOSport.mk”, në adresë të Bajramit ka arritur një ofertë nga një skuadër që është pjesë e Superligës shqiptare, që nuk është bërë e ditur deri më tani, ndërsa të njejtën e ka konfirmuar edhe vet lojtari pa dhënë detaje më të hollësishme.
“Kam disa oferta nga Shqipëria, por do t’i shqyrtojë ditëve në vijim dhe të jap një vendim përfundimtar”, është shprehur për “InfOSport.mk”, Muharem Bajrami.
Përveç nga elita e Shqipërisë, për t’i fituar shërbimet e 32 vjeçarit janë të interesuar edhe disa klube nga Kosova. Gjithsesi ditëve në vijim pritet të bëhet e qartë e ardhmja e futbollistit shkupjan./InfOSport.mk