Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit në raundin e dytë të garave në Ligën e Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë skuadra moldave e Sherif Tiraspol, skuadra me të cilën Shkëndija do të diskutojë për një vend në raundin e tretë, kjo pasi sonte skuadra e njohur nga Moldavia eliminoi skuadrën gjeorgjiane të Torpedo Kutaishi.
Pas disfatës 2:1 në ndeshjen e parë në transfertë, sonte Sherif Tiraspol shënoi fitore 3:0, dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:2 me plotë meritë u kualifikua për në fazën tjetër.
Ndeshjen e parë kundër Sherif Tiraspol, skuadra e Shkëndijës do ta zhvillojë si vendas me 24/25 korrik, ndërsa atë kthyese një javë më pas në fushën e kundërshtarit.