Shkëndija sonte do të mësojë kundërshtarin që do të ketë përballë në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, pasi Sherif Tiraspol dhe Torpedo Kutaisi do të luajnë aktin e dyë në Moldavi.
Kualifikimi historik që Shkëndija e arriti në Uells ndaj Nju Seints, duhet ta paguajë me mungesën e një futbollisti në takimin e parë të turit të dytë. Sulmuesi Marjan Radeski pësoi një lëndim të rëndë kah fundi i takimit, ndërsa në pritje të rezultateve nga shkalla e dëmtimit të tij, nga tabori i Shkëndijës ende nuk kanë dalë me kumestë zyrtare. Kësisoj me shumë gjasa sulmuesi i krahut do të mungojë në ndeshjen e parë, ndërsa ka gjasa që i gatshëm për këtë përballje, të jetë Besmir Bojku, që për shkak të një dëmtimi të pësuar në fazën e përgatitjeve mungoi në dy ndeshjet ndaj uellsianëve të TNS-së.
Shkëndija në ndeshjen e kthimit ndaj TNS-së në Uells pësoi një disfatë të rëndë 0:4, mirëpo duke iu falënderuar fitores 5:0 në ndeshjen e parë në Shkup, vazhdoi garat në turin e dytë.