Juventusi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin uruguajan, Diego Godin, ndërsa për këtë në dijeni është edhe klubi i tij, Atletiko Madridi.
Sipas asaj që raporton “Gazeta La Stampa”, Juventus ka arritur një marrëveshje me Godin e cila pritet të jetë për tre sezonet e ardhshme dhe është njoftuar edhe klubi aktual i mbrojtësit, duke iu bërë e ditur se nuk ka mundësi që Godin të rinovoj kontratën në Madrid.
Për tre sezonet e ardhshme Godin do të paguhet nga katër milion euro në sezon, ndërkaq Juventusi do të jetë i detyruar të paguaj 20 milionë euro për shërbimet e tij.