Husein Demiri i FC Shkupit vazhdon karrierën në Finlandë

Husein Demiri karrierën e tij do të vazhdojë në Finlandë, njofton “infOSport.mk”. Tashmë ish sulmuesi i FC Shkupit ka firmosur kontratë me skuadrën e PS Kemi nga superliga finlandeze (Veikkausliiga), duke bërë një hap para në karrierën e tij. Është kjo hera e parë që Demiri transferohet jashtë Maqedonisë, ndërsa “infOSport.mk” mëson se 22-vjeçari me ekipin finlandez ka nënshkriar kontratë 18 mujore.

Ai së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, mirëpo që 6 muajt e fundit i kaloi si i huazuar te skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës. Ndryshe në Maqedoni ai kishte luajtur edhe me Rabotniçkin dhe Makedonija Gj.P, ndërsa në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron 56 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Leave a Reply