Flamurtari si çdo merkato, ashtu edhe këtë merkato të verës vazhdon të jetë aktiv. Skuadra vlonjate së fundmi në rradhët e saj ka arritur të sjellë mbrojtësin e Partizanit, Blerim Kotobelli, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti 26-vjeçar javë më parë shkëputi kontratën me Partizanin, ndërsa pas negociatave disa javore me skuadrën vlonjate, sot ua arritë marrëveshja.
Kotobelli në të kaluarën ka luajtur me Tiranën e Teutën, para se të bëhej pjesë e Partizanit, te e cila skuadër nuk pati një aventurë aq të mirë.
Edhe pse erdhi me shumë bujë te skuadra nga kryeqendra shqiptare, ai zhvilloi vetëm 24 ndeshje, 15 prej të cilave si titullarë, ndërsa 9-të, të tjera si zëvendësues. Ndryshe Kotobelli ka një eksperiencë të madhe në Superligën shqiptare, ku ka të zhvilluara 125 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.
Kotobelli bëhet futbollisti i dytë nga rradhët e Partizanit që i bashkohet Flamurtarit, pas kapitenit Idriz Batha, ndërsa vlen të përmendet se me pjesën më të madhe të titullarëve drejtuesit e skuadrës vlonjate kanë rinovuar kontratat, përfshirë këtu edhe treshen e futbollistëve nga Maqedonia, Mmuhamed Useini, Artim Pollozhani dhe Goran Siljanovski.