Stiven Zherard kishte mbetur i kënaqur nga rezultati i arritur sot në arenën “Filipi i Dytë” përballë FC Shkupit, e për më tepër që skuadra e tij kalon më tutje. Ai shpreson se skuadra e tij do të përmirësohet edhe më shumë në ndeshjet e rradhës, dhe se do të arrijë rezultate edhe më të mira.
“Jam i lumtur që kemi kaluar në raundin e dytë, sonte patë një Renxhers me dy fytyra, kur në pjesën e parë luajtëm në mënyrë shumë konfuze, mirëpo besoj se në ndeshjet e rradhës do të përmirësohemi dhe se do të arrijmë rezultate më të mira” – tha Zherard.