Nesër i gjithë Shkupi në festë. Skuadra e njohur shqiptare nga kryeqendra e Maqedonisë, FC Shkupi, pas plotë 14 viteve do të luaj sërish në Europë, ndërsa ky është një paralajmërim i bukur për festën që po përgatisin grupi i tifozëve të kësaj skuadre “Shvercerat”, njofton “infOSport.mk”.
Ata festën e tyre e kanë nisur që mbrëmë, kur në sheshin “Skënderbeu” me flakadane e këngë të njohura për ta tërhoqën vëmendjen e gjithë kalimtarëve në Çarshinë e Vjetër, duke paralajmëruar festën e madhe që kanë paralajmëruar për ditën e sotme, kur kanë paralajmëruar tubimin e tyre për në ora 14:00, që më pas gjithë të organizuar të nisen drejt arenës “Filipi i Dytë”, kur me fillim në ora 17:55 do të startojë edhe ndeshja e shumë pritur FC Shkupi-Renxhers.
“Shvercerat” ia nisin festës prej sonte
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 16 юли 2018 г.