Pas fitores së thellë 5:0, trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani për takimin e sotshëm kundër Nju Seints nga Uellsi, i vlefshëm për raundin e parë eliminatorë të Liga Europa ka paralajmëruar disa ndryshime në formacion, mirëpo sërish nuk heq dorë nga fitorja e rradhës, për skuadrën tetovare, e cila sot zhvillon ndeshjen e saj të 22-të europiane, dhe të katërtën në garat e Ligës së Kampionëve.
“Përkundër fitores 5:0 në ndeshjen e parë ne nuk mendojmë të ulim ritmin dhe do të luajmë me përqendrim maksimal edhe ndeshjen e kthimit. Shkëndija respekton çdo kundërshtar dhe të martën do të luajmë për tjetër fitore. Ndoshta do të kemi ndonjë ndryshim në formacion, por kjo nuk do të ndryshojë përcaktimin tonë për triumf”, – u shpreh shefi i stafit teknik, Qatip Osmani.
Ndeshja Nju Seints – Shkëndija e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve zhvillohet sot në “Park Hall Stadium” në Osëestry të Uellsit me fillim në orën 19:00 sipas kohës lokale (ora 20:00 në Maqedoni).