FC Shkupi dhe Renxhersi në këto momente po zhvillojnë ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues në Liga Europa. Në arenën “Filipi i Dytë” rezultati është ende ai i fillimit 0:0, me të dyja skuadrat që në momente të caktuara rrezikojnë portën kundërshtare.
FC Shkupi momentet më të mira i kishte nga minuta e 14-të deri në minutën e 18-të, kur ekzekutoi 4 goditje nga këndi, ndërsa Ilijoski dhe Stojkoski me goditjet nga distanca rrezikuan seriozisht portën e skocezëve.
Në minutën e 14-të Bazhe Ilijoski, pasi fitoi duelin me Konor Goldson lëshoi një predhë të vërtetë, cilën portieri MkGregor e devijoi në rivënie nga këndi. Nga e njëjta Shkupi u kanos sërish, mirëpo duke përfituar vetëm një rivënie tjetër, që prodhoi goditjen e Kristijan Stojkoskit, por që sërish në vendin e duhur doli të jetë portieri i Renxhersit.
Në minutën e 36-të Basilio Ndong për shkak të një lëndimi, ishte i detyruar që të braktis fushën, ndërsa në vend të tij në lojë u inkuadrua Bunjamin Shabani.
Mbetet të shihet nëse “bardhekaltërit” nga Çairi do të gjejnë golin e shumëdëshiruar gjatë pjesës së dytë, duke pasur parasysh se skuadra e Renxhersit në ndeshjen e parë në Skoci kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0.