FC Shkupi (Sloga Jug.) zhvillon ndeshjen e 20 jubilare në Europë

FC Shkupi rikthehet në arenën ndërkombëtare pas plotë 14 viteve, për të zhvilluar ndeshjen e saj të 20-të jubilare, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të fundit skuadra nga Çairi në arenën ndërkombëtare kishte luajtur gjatë sezonit 2004/2005, kur ishte mundur nga qipriotët e Omonia me rezultatin e përgjithshëm 1:8 (1:4, 0:4) në kuadër të Kupës UEFA të atëhereshme, apo siç njihet tani, Liga Europa.

Në 19 takimet e deritanishme skuadra nga Çairi kishte arritur vetëm 1 fitore, 4 barazime dhe 14 disfata, përfshirë këtu edhe disfatën e fundit nga Renxhersi në kuadër të raundit të parë eliminatorë.

Pikërisht ndaj këtyre të fundit FC Shkupi sonte do të zhvillojë ndeshjen e kthimit, me shpresë se do të arrijë një rezultat pozitiv. Ndeshja e parë në “Ajbroks” stadium ishte mbyllur me fitoren e gjigandëve skocez (0:2), që njëherit ishte edhe disfata e 4-të nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara në kuadër të Liga Europa, apo si njihej më herët, Kupa e UEFA-s.

4 ndeshje të tjera “bardhekaltërit” kanë zhvilluar në kuadër të Kupës së Fituesve të Kupave, ndërkohë edhe 10 ndeshje të tjera në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, ku në dy raste kanë arritur që të kalojnë raundin e parë dhe të luajnë në raundin e dytë eliminatorë të ligës së prestigjioze europiane.

Leave a Reply