Elis Bakaj i prishi festën Maradonës! (FOTO+VIDEO)

Ish reprezentuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elis Bakaj i ka prishur festën njërit prej legjendave të futbollit botëror, Diego Armando Maradonës, njofton “infOSport.mk”. Ky i fundit ka pranuar të jetë shef i ekzekutivit të skuadrës bjelloruse të Dinamo Brest, skuadër kjo e cila të hënën u takua me ekipin e sulmuesit shqiptarë, Soligorsk.

Brest në këtë përballje, e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit bjellorus, humbi me rezultatin 1:3 para tifozëve të saj, ndërsa pikërisht Bakaj me golin e tij në minutën e 64-të nga pika e bardhë riktheu rezultatin pas disavantazhit që kishte skuadra e tij, e cila deri në fund të takimit shënoi edhe një gol tjetër, me anë të Lapdev (86’).

Ndryshe legjenda Diego Armando Maradona ishte pritur si një yll, i shoqëruar nga mijëra tifozë gjatë gjithë rrugëtimit të tij nga aeroporti, deri në stadium, rrugë të cilën e bëri me nëj makinë mjaft të veçantë që i dhuroi klubi si shenjë mirënjohje që kishte pranuar të marrë postin e ofruar nga ana e tyre.

Në një stadium të tejmbushur, ku të pranishme kishte edhe shumë media ndërkombëtare, në fund doli që Maradona këtë debutim ta harrojë sa më shpejtë, ndërsa në anën tjetër ishte pa dyshim një kënaqësi e madhe për Bakajn,  që arriti të shfaqte vlerat e tij përpara një prej emrave më të njohur të futbollit botëror, transmeton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore Soligorsk renditet në pozitën e katërt në renditje në elitën e futbollit bjellorus, me 32 pikë, dy më pak se Vitebsk dhe Dinamo Minsk që renditen në pozitat dy dhe tre. Bakajn dhe ekipin e tij të enjten i pret përballja eliminatore e reaundit të parë kundër skuadrës së Connah’s Q  nga Uellsi.  Soligorsk është favorit për të kaluar në raundin e dytë, duke pasur parasysh fitoren 1:3 në ndeshjen e parë në transfertë, ku sërish edhe në atë ndeshje Bakaj kishte shënuar gol.

 

Leave a Reply