Trepça ’89 vazhdon me transferimin e futbollistëve të rinjë në prag të sezonit të ri futbollistik në elitën e futbollit kosovar. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë angazhuar një skuadër të tërë, ndërsa së fundmi ata kanë arritur marrëveshje një vjeçare me ish sulmuesin e Renovës dhe Rabotniçkit, Stojançe Velinov.
Sulmuesi 28-vjeçar me origjinë nga Koçani, kështu bëhet futbollisti i katërt maqedonas që i bashkohet skuadrës së Trepça ’89, pas Bllagoja Gucev dhe Antonio Bujçevskit të Sielksit, si dhe Martin Mirçevskit të Bellasicës.
Vlen të përmendet se të gjithë këta 4 futbollistë te skuadra mitrovicase janë transferuar falë menaxherit shkupjan, Baba Sulltan, i cili këtë verë ka qenë mjaft aktiv në merkato, ndërsa paralajmëron edhe shumë transferime të tjera të bujshme, madje edhe nëpër skuadrat europiane.