Vëllazërimi cakton 5 ndeshje miqësore

Vëllazërimi i Kërçovës për disa ditë me rradhë po përgatitet në Kërçovë, aty ku po zhvillon fazën e parë të përgatitjeve nën drejtimin e trajnerit të ri Bujar Islami. Ky i fundit në një bisedë me “infOSport.mk” tha se është i kënaqur nga rrjedhoja e përgatitjeve, ku për momentin skuadra po kryen nga dy stërvitje në ditë, ndërsa kah fundi i javës ekziston mundësia që skuadra të vazhdojë jashtë Kërçovës me fazën e dytë, ku tashmë kanë caktuar edhe disa ndeshje miqësore.

Kështu ndeshjen e parë skuadra kërçovare do ta zhvillojë që nesër kundër skuadrës së Ligës së tretë Lakoçerej në Ohër, për të vijuar më pas me datë 23 korrik kundër Makedonija Gjorçe Petrovit në Kërçovë.

Ndeshjen e tretë kontrolluese Vëllazërimi do ta zhvillojë me datë 27 korrik kundër Gjilanit nga Kosova, tre ditë më vonë sërish përballë do të kenë një skuadër kosovare, kësaj rradhe Ferronikelin nga Drenasi, teksa me 1 gusht ata do të përballen me Teutën e Durrësit në Ohër.

Deri para fillimit të kampionatit skuadra trajneri Bujar Islami ka paraparë të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, me datat 4 dhe 11 korrik, kur edhe do të jetë prova gjenerale para startit të sezonit të ri në Ligën e Dytë  Futbollistike të Maqedonisë, që starton me datë 15 gusht.

Ndryshe rikujtojmë se Vëllazërimi gjatë merkatos së verës ka arritur që të sjellë vetëm sulmuesin e talentuar të Shkëndijës, Shpend Asani, ndërsa mësohet se janë në bisedime e sipër edhe me disa futbollistë të tjerë cilësor, me të cilët pritet që të nënshkruajnë ditëve në vijim.

Ndeshjet miqësore të Vëllazërimit të Kërçovës

Ekipi

Data dhe vendi

Ekipi

LAKOÇEREJ SPORT 18.07 – Ohër VËLLAZËRIMI
VËLLAZËRIMI 23.07 – Kërçovë MAKEDONIJA GJ.P
VËLLAZËRIMI 27.07 – Kërçovë ose Ohër GJILANI (Kosovë)
VËLLAZËRIMI 30.07 – Ohër FERRONIKELI (Kosovë)
VËLLAZËRIMI 01.08 – Ohër TEUTA (Shqipëri)

Leave a Reply