Kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë tha se tashmë kundërshtarin e tyre, Renxhersin e njohin shumë më mirë, pasi ndeshja e drejtëpërdrejtë në Skoci ju dha atyre një fotografi shumë më të mirë.
Ai thotë se nëse FC Shkupi shënon një gol gjatë pjesës së parë, gjithçka do të ishte më lehtë për “bardhekaltërit”, të cilët besojnë në mrrekulli.
“E kemi më të qartë kundërshtarin pasi jemi ballafaquar me ta. Rezultati nuk është në favorin tonë, mirëpo ajo ishte vetëm pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë këtu. Nuk japim premtime të mëdha, mirëpo premtojmë se do të luftojmë. Nëse shënojmë gol që në pjesën e parë, besoj se gjithçka do të jetë më lehtë për ne. Edhe nëse nuk shënojmë apo kalojmë, të paktën t’ia vështirësojmë punët, ndërsa unë besoj se me shokët e mi do të të japim më të mirën dhe se do të dhurojmë një spektakël” – tha Zendeli, i cili kishte një porosi për gjithë ata tifoz të futbollit, pa marrë parasysh etnitetin e tyre të jenë prezent në stadium, pasi vërtetë shpresojmë të jemi dëshmitarë të një spektakli.