Argjent Gafuri vazhdon sërish me Renovën

Pasi prishi kontratën me Flamurtarin e Vlorës, Argjent Gafuri ka vendosur ta vazhdojë karrierën sërish te Renova, te e cila skuadër kaloi 6 muajt e fundit në formë huazimi, njofton “infOSport.mk”. Gafuri ka nënshkruar kontratë një vjeçare me “gjipspunuesit”, ndërsa menjëherë i është bashkuar skuadrës në përgatitjet në Ohër.

“Kam vendosur që sërish të vazhdoj me klubin tim të fëmijërisë, Renovën. Mendoj se kjo është zgjidhja ime e duhur dhe më e mirë për momentin, pasi mendoj se si në shtëpinë tënde nuk gjen askund” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Argjent Gafuri.

Ndryshe Gafuri është fëmijë i Renovës, pjesë e së cilës skuadër ishte që nga vera e vitit 2008. Ai me fanellën e skuadrës tetovare numëron plotë 222 ndeshje, ku ka realizuar edhe 35 gola. Gjatë stinorit vjeshtor ai luajti në të gjitha 18 ndeshjet, duke realizuar edhe 4 gola. Rikthimi i tij te skuadra “bardhekaltër” nga Tetova do të jetë i mirëseardhur, në veçanti për trajnerin e ri Jeton Beqiri, i cili gjithashtu kishte insistuar që Gafurin ta sheh edhe te Flamurtari, kur luante rolin e ndihmës trajnerit të Shpëtim Duros.

Leave a Reply