Uest Hami me transferimin e Anderson thyen rekord

Transferimi i Felipe Anderson nga Lacio te Uest Hami gjatë ditës së sotme, është një rekord në vete për klubin londinez. Sipas mediave në Britaninë e Madhe, drejtuesit e Uest Hamit do të paguajnë plotë 35 milion sterlina për shërbimet e brazilianit, ndërsa e njëjta shumë mund të shkoj deri në 42 milion me bonuset, varësisht nga paraqitjejt e mesfushorit.

 “Jam shumë i lumtur. Uest hami është një klub me traditë të madhe. Këtu kanë luajtur futbollistë të mëdhenj si Bob Muur, Kkarlos Tevez dhe  Di Kanio. Ata janë të paharrueshëm për njerëzit këtu. Qëllimet e tyre janë të mëdha dhe nuk i dihet, ndoshta do të mund të arrijë nivelet e tyre dhe të shndërrohem në legjendë. Kjo është një ëndërr e realizueshme për mua” – tha Anderson.

Anderson, i cili nënshkroi një kontratë 4-vjeçare, është përforcimi i 7-të për Uest Hamin këtë verë. Para tij Manuel Pelegrini përforcoi skuadrën edhe me Andrij Jarmolenko, Xhek Uilsher, Rajan Frederiks, Lukash Fabianski, Fabian Balbuena dhe Isa Diop.

 

Leave a Reply