Super finale, Francë-Kroaci 2:1 pas 45 minutave të para (VIDEO)

Një super finale jemi duke ndjekur në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, me aktorë kryesor kombëtaret e Francës dhe Kroacisë, njofton “infOSport.mk”.

2:1 është rezultati i pjesës së parë në favor të Francës, edhe përkundër faktit se dy nga tre golat e kësaj pjese u shënuan nga futbollistët kroat.

Ishte Mario Manxhukiç, ai i cili në minutën e 18-të shënoi në rrjetën e gabuar, ndërkohë kundërpërgjigjja erdhi në minutën e 29-të me anë të Perishiç, i cili përfitoi nga disa pasime të sakta, kur me një goditje të fuqishme me të majtën e tij shënoi për barazim të reuzltatit në 1:1.

Falë sistemit VAR, Franca në minutën e 36-të përfitoi një penalti, edhe atë vetëm falë sistemit VAR. Arbitri argjentinas Pitana pasi nuk ishte i sigurtë nëse kishte penalti, kërkoi ndihmën e VAR, ndërsa pas rishikimit të video inçizimit në përsëritje, tregoi në pikën e bardhë, njofton “infOSport.mk”.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë penalti e morri Antuan Grizman, i cili nuk gaboi dhe shënoi për 2:1.

Shpresojmë se me të njëjtën tempo skuadrat do të vazhdojnë edhe në pjesën e dytë, ku pritet që Kroacia të kundërpërgjigjet sërish, apo ndoshta Franca të shfrytëzoj këtë epërsi dhe të shtoj të njëjtën përmes kundërzbritjeve.

Leave a Reply