Portieri i Belgjikës, Tibo Kurtoa me meritë ka fituar çmimin e portierit më të mirë në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, që pas plotë një muaji u mbyll sot me ndeshjen finale, Francë-Kroaci (4:2), njofton “infOSport.mk”.
Gardiani i Çelzit ndihmoi shumë skuadrën e tij, e cila në fund u kurorëzua me medaljen e bronztë, pasi në finalen e vogël me rezultatin 2:0 mundën Anglinë.
Kurtoa kishte pësuar 6 gola në gjithsej 7 ndeshje gjatë këtij eventi të rëndësishëm futbollistik.
adidas Golden Glove Award:
🥇Thibaut COURTOIS (#BEL) #WorldCup pic.twitter.com/S5xB7RBBdP
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 15, 2018