Mateo Kovaçiç medaljen e argjendtë të fituar me Kroacinë në Botërorin e Rusisë i’a ka kushtuar shokut të tij të fëmijërisë, Edvin Dino Hoxhiç, i cili ditë më parë vdiq në momentet kur Kroacia po zhvillonte ndeshjen gjysmëfinale kundër Anglisë. Hoxhiç, ndryshe futsal lojtar i skuadrës së Kapfenberg, vdiq pasi i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një stërvitjeje.
“Kjo është për ty… R.I.P. Dino” – kishte shkruar shkurtimisht Kovaçiç.