Në këtë Kupë të Botës janë shënuar nëntë gola të fitores në minutën e 90-të apo në lojëN shtesë, që përbënë rekord në vete, pasi asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që të shënohen kaq shumë gola.
Një nga ta sigurisht ka qenë edhe goli i fitores së Belgjikës ndaj Japonisë në 1/8 e finales i realizuar nga Naser Çadli në minutat shtesë, ndeshje kjo ndoshta edhe më e mira e këtij kampionati, në të cilën belgët edhe përkundër disavantazhit 0:2, në fund shënuan fitore me rezultatin 3:2.