Sulmuesi argjentinas, Maksi Lopez do të luaj te skuadra e Vasko De Gamas, njoftuan nga klubi brazilian. 34-vjeçari me ekipin brazilian ka arritur kontratë një vjeçare, pas së cilës do të vendoset nëse ish sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit do të vazhdojë të mbajë fanellën e “admiralëve”.
Për Lopez kjo nuk do të jetë hera e parë që do të luaj në kampionatin brazilian, pasi edhe gjatë vitit 2009 ishte pjesë e Gremios, kur në 25 ndeshje kishte shënuar 12 gola.