Godet Llapi, transferon qendërmbrojtësin e  Prishtinës

Qendërmbrojtësi i talentuar, Dardan Sekiraqa karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te skuaadra e Llapit, shkruan “Gazetasheshi.com”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sekiraqa ishte nën kontratë te Prishtina, por për shkak të disa arsyeve personale e shkëputi atë dhe nënshkoi me Llapin për katër vjet.

“Me anë të këtij postimi dua të ju njoftoj që kam vendosur të rikthehem në klubin e vendlindjes ku kam filluar karieren e futbollistit, në klubin ku unë dhe e gjithë familja e ime e ka në zemer F.C.LLAPIN  Për mua është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë që do rikthehem dhe të jem pjesë e F.C.LLAPIT Klub , me të cilin krenohet gjithë treva e LLAPIT! Unë ju premtoji që do ta jap më të mirën nga vetja për klubin, kryesinë, tifozët dhe qytetin e PODUJEVES që më kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë si futbollist në fillimet e karierës. Shpresojmë që ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm se herave tjera dhe do ti arrijmë objektivat e klubit bashkarisht”, ka shkruar Sekiraqa në facebook.

 

Leave a Reply