Në prag të ndeshjes së kthimit me Glasgou Renxhersin në kuadër të raundit të parë eliminatorë në Liga Evropa, FC Shkupi ka publikuar një video-material për të njoftuar skocezët me qytetin “bardheblu”.
Në videon materialin e përgatitur nga FC Shkupi, përfshihen pamje nga pjesa e kryeqytetit të vendit ku jetojnë shumica shqiptare dhe që simbolizojnë skuadrën “bardhekaltër”, duke nisur nga Çairi, Çarshia e Vjetër dhe Sheshi Skenderbe. Protagonist në videon e lansuar në youtube, është ish njishi i tifo grupit “Shvercerat” që paraqitet me fanellën e sulmuesit Bazhe Ilijoskit.
Në video përfshihen të gjitha vendet dhe traditat që i përkasin shqiptarëve dhe konkretisht çairasve, me çka klubi skocez dhe tifozët e tyre të jenë të njoftuar me të vërtetat e kësaj ane.
Materiali gjithashtu është motivues për opinionin sportiv dhe tifozët që në numër sa më të madh të jenë prezent në stadium, për të përkrahur Shkupin që pas 14 viteve iu rikthehet ndeshjeve në arenën evropiane.
Ndeshja Shkupi-Glasgou Renxhersi luhet të martën në stadiumin “Filipi i Dytë”, duke nisur nga ora 17:55.