Marko Silva ka nisur karrierën te Evertoni me stil, pasi në ndeshjen e tij në parë si trajner i “karamelëve” shënoi fitore me rezultatin e pabesueshëm, 22:0.
Ndeshja kontrolluese që u zhvillua në Austri shënoi fillimin e fazës kryesore të përgatitjeve në prag të sezonit të ri, ndërsa viktimë e Evertonit ishte skuadra e ATV Irding.
Kevin Miralas realizoi plotë 5 gola, me nga 4 gola u dalluan Xhenk Tosun dhe Umar Niase, teksa Ademola Lukman realizoi “hat-trik”. Nikolla Vlashiç shtoi dy gola të tjerë, ndërsa nga një gol realizuan edhe Lejton Bejns, Mejson Hollgejt dhe Majkëll Kin.
Silva në këtë ndeshje në fushë zbriti me dy formacione të ndryshme, ndërsa rezultati gjatë pjesës së parë ishte 10:0.
Evertonin ditëve në vijim e presin ndeshje më serioze, si ato kundër Lil, Porto dhe Valencia.
Sezonin e ri në Premierligë, Evertoni e nis kundër Vulverhemptonit.
🔵 | Team news is in for our first pre-season friendly against ATV Irdning!
Watch Marco Silva take charge of his #EFC game…
➡️ https://t.co/2VsWpyRq02 pic.twitter.com/XBLytmllOo— Everton (@Everton) July 14, 2018