Emre Xhan e nis me gol aventurën te Juventusi (VIDEO)

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka shënuar fitore 4:0 ndaj amatorëve të Kisola në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës së përgatitjeve për sezonin e ri  futbollistik.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në bazën e re të “biankonerëve”, dhe zgjati vetëm 60 minuta.

Mësfushori gjerman shënoi golin e parë për Juven gjatë kësaj vere, ndërsa Kastanos ngriti epërsinë në 2:0. Në listën e golashënuesve në këtë ndeshje për Juven, gjithashtu u regjistruan edhe Aleks Sandro dhe Klemenca.

Masimiliano Allegri në këtë ndeshje luajti me këta futbollistë, Kansello, Rugani, Kielini dhe Sandro në mbrojtje, Emre Xhan, Miralem Pjaniç dhe Markizio vepruan në mesfushë, teksa Kastanos, Beltrame dhe Klemenca udhëoqën sulmin.

Leave a Reply