Agjenti i Poll Pogbas, Mino Raiola ka informuar drejtuesit e Barcelonës, se klienti i tij dëshiron të braktis skuadrën angleze. Sipas “Mundo Deportivo”, menaxheri ka bërë kontaktet e para me “katalunasit”, duke njoftuar ata se futbollisti francez nuk ndjehet mirë te Junajtedi.
Agjenti beson se 25-vjeçari do të bënte një progres te Barcelona. Sezonin e kaluar mesfushori francez me fanellën e Junajtedit zhvilloi 33 ndeshje, duke realizuar 5 gola, mirëpo në disa raste ishte lënë jashtë formacionit nga ana e trajnerit Hoze Murinjo, me ç’rast kishin filluar spekullime nga më të ndryshmet për probleme mes tyre. Poll Pogba në “Olld Traford” erdhi gjatë vitit 2016-të nga rradhët e Juventusit për një shumë rekord.