TVM2 transmeton drejtëpërdrejtë ndeshjen FC Shkupi-Renxhers (VIDEO)

FC Shkupi të martën në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa kundër skuadrës së njohur skoceze të Gllazgou Renxhers, njofton “infOSport.mk”.

Mbrëmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë FC Shkupi ishte shumë i pafat, pasi edhe përkundër paraqitjes së mirë, në fund pësoi disfatë 0:2, me një gol të dytë të pësuar minutat shtesë të takimit, edhe atë nga pika e bardhë.

Pikërisht ky rezultat i arritur në Skoci, por edhe loja e shfaqur nga “bardhekaltërit” para gati 50 mijë spektatorëve në “Ajbroks” stadium bënë që ndeshja e kthimit në Shkup të sjellë tifoz të shumtë edhe në arenën “Filipi i Dytë”, për më tepër që FC Shkupi rikthehet në arenën ndërkombëtare pas plotë 14 viteve. Me siguri se shkupjanët janë të eturë për ndeshja të këtilla, ndërsa për gjithë ata që nuk do të mund të jenë prezent në stadium, televizioni publik, programi në gjuhën shqipe TVM2, këtë takim do të sjellë ekskluzivisht në transmetim të drejtëpërdrejtë.

Ndeshja FC Shkupi – Renxhers në program është me datë 17 korrik me fillim në ora 17:55.

NDESHJA FC SHKUPI – RENXHERS EKSKLUZIVISHT NË TVM2

NDESHJA FC SHKUPI – RENXHERS EKSKLUZIVISHT NË TVM2E martë (17 korrik) ora 17:55, arena "Filipi i Dytë"

Публикувахте от Televizioni i Maqedonisë – TVM2 в Петък, 13 юли 2018 г.

Leave a Reply