Talenti i Shkëndijës, Mirlind Dauti i lindur më 20 maj të vitit 2001, pas një sezoni të suksesshëm me ekipin e moshave të skuadrës nga Tetova, nga 4 qershori ishte në prova te gjigantët kroat të Hajduk Split, njofton “lajmpress”.
Mesfushori i talentuar nga Struga testimet i ka kaluar me sukses të madh dhe tani nga dita e hënë (15 korrik) sërish do të udhëtoj për në Kroaci, për të nisur fazën e dytë të testimeve me një ndër skuadrat më të njohura kroate.
Mundësitë që ky talent të mbetet te Hajduku janë shumë të mëdha, pasi ai në provat e para ka lënë përshtypje pozitive dhe drejtuesit e Hajdukut pothuajse janë të gatshëm të nënshkruajnë me këtë shpresë të madhe të futbollit.