Shaqiri arrinë në Liverpull

Xherdan Shaqiri para pak çastesh ka arritur në Liverpull, ku pritet që më së voni deri nesër të prezantohet si futbollisti më i ri te skuadra e trajnerit Jurgen Klop, njofton “infOSport.mk”.

Është pikërisht faqja zyrtare e këtij të fundit në “facebook” që ka publikuar foton derisa Shaqiri kishte zbritur nga aeroplani, ndërsa po i njëjti edhe gjatë ditës së djeshme kishte njoftuar vazhdimisht rreth arritjes së yllit shqiptarë te nënkampionët e Europës.

Shaqiri aktualisht ëshët pjesë e Stouk Sitit, te e cila skuadër u transferua verën e vitit 2015-të, ndërsa brenda kësaj periudhe ai në Premierligë ka zhvilluar 84 ndeshje, duke regjistruar edhe 15 gola dhe 15 asistime.

Mirëpo pasi skuadra e tij humbi statusin e skuadrës elitare, Shaqiri kërkonte largimin nga Stouk Siti, ndërsa edhe përkundër interesimit të Mançester Junajtedit, ishte Liverpulli me në krye trajnerin Jurgen Klop që reaguan më shpejtë dhe me shumë gjasa do e kënë në rradhët e tyre gjatë sezonit të ri, transmeton “infOSport.mk.

Sipas informacioneve të bëra publike nga Jurgen Klop, Liverpulli për shërbimet e Shaqirit do të paguajë 13.75 milion sterlina.

Leave a Reply