Renova rikthen dy super futbollistë

Renova po bënë një merkato të heshtur, mirëpo e cila mund të jetë shumë frytëdhënëse për sezonin e ri futbollistik në ligën e parë të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Pas Fisnik Zukës, Miran Maksutit, Ylber Beqirit, Aleksandar Ristevskit dhe Nikolla Pantoviqit, drejtuesit e Renovës kanë arritur që në rradhët e tyre të rikthejnë dy ish futbollistë të tyre, që pas vetes kanë shumë përvojë dhe kualitet. Fjala është për sulmuesin Emran Ramadani dhe mesfushorin Alban Sulejmani. Që të dy rikthehen nga rradhët e Partizanit të Tiranës, aty ku nuk arritën të gjejnë veten.

Me siguri se prezenca e tyre në skuadër do të shtojë kualitetin dhe konkurrencën, teksa që të dy tashmë i janë bashkuar skuadrës “bardhekaltër” nga Tetova në stërvitjet që kjo skuadër po i zhvillon në Ohër.

Leave a Reply