Ramadani: Përgëzoj futbollistët e mi, penaltinë e pa vetëm arbitri (VIDEO)

Trajneri i FC Shkupit, Zekirja Ramadani pas përfundimit të ndeshjes kundër Gllazgou Renxhers në kuadër të raundit të parë eliminatorë, duke folur në konferencën për shtyp, tha se skuadra e tij nuk meritoi një disfatë të tillë me dy gola dallim. Ai tha se ka mbetur i kënaqur nga loja që shfaqën futbollistët si dhe nga angazhimi i tyre, duke kërkuar nga ana një qasje të njëjtë edhe në ndeshjen e kthimit në Shkup.

“Ne jemi një skuadër që duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje, dhe këtu kanë përfunduar vetëm 90-të minutat e para. Jemi dëshmitarë se shumë herë kanë ndodhur ndryshime prej rezultatit 2:0, normal kemi favor temperaturat, kemi favor gjithçka në anën tonë dhe jam i bindur që do e bëjmë më të mirën për të arritur një rezultat pozitiv” – tha fillimisht Ramadani.

“Jam shumë i kënaqur me ekipin tim dhe penaltia erdh në minutat e fundit, mirëpo unë nuk dua ta komentoj aspak atë, pasi vetëm referi e pa atë penalti, askush tjetër” – deklaroi Rramadani.

FC Shkupi mbrëmë në “Ajbroks” stadium para 49 309 tifozëve pësoi disfatë me rezultatin 2:0 nga 56 herë kampionët e Skocisë, Gllazgou Renxhers, një emër ky i mjaftueshëm që në ndeshjen e kthimit me 17 korrik në Shkup, arena “Filipi i Dytë” të jetë e stërmbushur.

 

Leave a Reply